BRITANI E MADHE – Motra e Dukeshës së Cambrige, Pippa Middleton është kthyer në Londër pas muajit të mjaltit në Australi. Pippa së bashku me James Mathews bashkëshortin e saj, kaluan disa ditë mjaft të bukura së bashku tashmë me një tjetër status, atë të martuarit.

Por me të mbërritur në Londër, ata u fotografuan në një një event bamirësie në Covent Garden. Ajo çfarë bie në sy në fakt në daljet publike të Pippa-s është mungesa e unazës së martesës në gisht. Ajo ka kushtuar plot 200 mijë paund dhe me siguri Pippa dëshiron ta mbajë në shtëpi të sigurt.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb