SARANDË – Një 40-vjeçar është arrestuar në qytetin e Sarandës pasi u kap në flagrancë duke vjedhur.

Kastriot Hyseni ra në prangat e policisë pasi tentoi të vidhte banesën e shtetasit E.U. në lagjen nr.1 në Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se Hyseni është përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë në Greqi për trafik droge. Të njëjtat burime raportojnë se 40-vjeçari është arrestuar edhe më parë për vjedhje në qytetin e Sarandës.

Njoftimi i policisë
Policia ka arrestuar në flagrancë, shtetasin:
–  Kastriot Hyseni, 40 vjeç, banues në Sarandë.
Policia ka bërë arrestimin e tij në lagjen nr.4 Sarandë, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën e shtetasit E.U. në lagjen nr.1 Sarandë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 134 dhe 22 të Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: