Teksa lë parkimin një makinë ose një kamion i pistë dhe me pluhur, ‘rrezikon’ e shumta të gjejë në dritare një shkrim ‘më laj’.

Artisti rus Nikita Golubev, ka transformuar këto makina të mbuluara në pluhur në një formë arti, citon tgcom24.

Kështu tani në Moskë, kush parkon një mjet të pistë, mund ta gjejë mjetin ’të transformuar’ me një grafit të artistit, që ka sipër një peshkaqen, krokodil, majmun, buf, por edhe sërfistë që ecin mbi dallgë, apo dy duar që luten.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb