SHBA-Eklipsi i parë diellor i plotë që prej 99 vitesh në SHBA filloi dje me orën lokale 09:05 (16:05 GMT) kur disku diellor u fshih nga hëna në Oregon, në veriperëndim të vendit.

Eklipsi i plote ishte rreth orës 17:20 GMT dhe fenomeni u zhvendos pak nga pak drejt lindjes.

Eklipsi perfundoi kalimin e tij nga SHBA-ja në orën 18:48 GMT në Karolinën e Jugut, në bregun Atlantik në juglindje të vendit.

Miliona njerëz shijuan këtë fenomen kur hëna fshehu dritën e diellit dhe errësia ra për disa sekonda.

Ja si është shfaqur eklipsi i plotë i diellit në SHBA.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb