Çështja Neymar ishte shumë e nxehtë para “El Clasico-s” dhe kjo dukej qartë edhe nga klubi katalanas që e përfshiu fillimisht në skuadrën që do udhëtonte drejt “Bernabeut”.
Nejmar-karton-i-kuq-470x276
Ironia ndaj arbitrit i kushtoi shtrenjtë brazilianit që mori 3 ndeshje pezullim nga Federata Spanjolle e Futbollit, por deri dje në mëngjes kishte shpresë pasi çështja shkoi deri në “CAS”. Vendimi përfundimtar ishte se 24 vjeçari do ishte mungesa e madhe e supersfidës që bëri të mbante frymën e gjithë bota.

Pavarësisht mungesës së Neymar, Barcelona arriti të mposhtë Realin dhe kjo falë Leo Messi-t që tregoi edhe një herë se asgjë nuk e ndal duke bërë ndeshjen e jetës në një fushë aq të ndërlikuar si “Bernabeu”, raporton “panorama sport”.

Argjentinasi jashtëtokësor bëri që në dhomat e zhveshjes të mbizotëronte një atmosferë elektrizuese për të festuar fitoren që ngjall shumë shpresë për fitimin e kampionatit nga katalanasit.

Festë ku Neymar e pati të pamundur të ishte prezent, por që kurrsesi nuk mungoi. Meritë e Messi-t dhe njëkohësisht e teknologjisë.
18072606_10154604815836819_1989047223_n-470x455
Në mbrëmje Neymar festoi virtualisht me skuadrën sepse për këtë mendoi ‘pleshti magjik’ që e mbajti hapur telefonin gjatë fotos së grupit në lidhje direkte me futbollistin..

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb