Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO/ Nis festivali i “Birrës Korça”, vëllezërit Prifti, Marsela Çibukaj dhe grupi NA ndezin skenën

Korce festa

Festa e “Birra Korça” ka mbledhur në natën e saj të parë mijëra vetë nga i gjithë vendi, dhe turistë të huaj, duke e konfirmuar kështu si eventin më të rëndësishëm veror sa i përket pjesëmarrësve në të.

Edicioni i saj i 11-të, sot është shndërruar në një aktivitet madhështor. 14 stenda të “Birra Korça” janë pozicionuar në dy polet e qytetit të Korçës, te sheshi në krah të stadiumit “Skënderbeu” dhe te “Pazari i Vjetër”, ku ndërthuren vlerat arkitekturore me elementët identifikues të qytetit siç është “Birra Korça”.

Korce festa 2

Mbrëmje e zjarrtë është konsideruar nata e parë e kësaj feste gjigande ku “Birra Korça” mbetet shija e vërtetë dhe unike e festës. Ashtu si çdo vit kjo festë që do të zgjasë pesë net parashikohet të ketë një rekord pjesëmarrësish dhe surprizash.

Festa e cila fton shqiptarë e të huaj të bëhen pjesë e mbrëmjeve unike, do të ofrojë Birrën Korça si më të mirën në vend, më të mirët e muzikës dhe më të mirat e gatimeve tradicionale. Stendat ku ofrohej “Birra Korça” gjatë natës së parë të festës, kanë qenë të tejmbushura nga shijuesit e saj të cilët ashtu si edhe vitet e kaluara i kanë qëndruar besnikë kësaj birre.

Korce festa 3

“Birra Korça është e mrekullueshme dhe e veçantë. Isha vitin e kaluar dhe u ktheva edhe këtë vit me disa miq më shumë. Iu fola për festën që bëhej këtu, por edhe për “Birra Korça” që mbetet ikonë e këtij qyteti. Miqtë e mi po kënaqen shumë dhe ne do të qëndrojmë në të gjitha netët këtu dhe të shijojmë birrën e qytetit tuaj”, u shpreh një turist i ardhur nga Gjermania.

Me një program të zgjedhur muzikor për të kënaqur preferencat e të gjithëve dhe “Birrën Korça”, festa jo vetëm është konsideruar një segment i rëndësishëm për sa i përket tërheqjes së vizitorëve, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të qytetit. Performanca nga emrat më në zë të skenës, vëllezërit Prifti, Marsela Çibukaj, Grupi NA e Domino Band, etj kanë mbajtur zgjuar qytetin deri në orët e para të mëngjesit. Me “Birra Korça” në duar çdo pjesëmarrës i festës është argëtuar dhe ka shijuar mbrëmjen e parë të saj.

Korce festa 4

Në fabrikën e “Birra Korça”, puna dhe përgatitjet kanë nisur kohë më parë. Festa e cila mban zgjuar të gjithë, nuk do të ishte e tillë pa birrën e këtij qyteti, ndaj kërkesat e shumta të konsumatorëve në vitet e kaluara kanë bërë që sasia e “Birra Korça” që ofrohet të rritet edhe më tepër.

Arsyeja kryesore mbetet ajo e cilësisë së birrës. Tashmë është provuar që “Birra Korça është birra më cilësore në treg dhe për këtë është vlerësuar me mjaft çmime ndërkombëtare. Shumë turistë e vendas që vizitojnë Korçën kanë pasur mundësinë të shohin teknologjinë me të cilën ajo prodhohet. Tashmë birra e qytetit të Korçës nuk ka rivale sepse ajo është kthyer në birrën e gjithë Shqiptarëve por edhe në zgjedhjen e çdo turisti. Sakaq, “Birra Korça”, serenatat dhe kërnackat nuk do të ndalen edhe tek lokali veror i “Birra Korça”, ku mund të festojnë dhe argëtohen ata më nostalgjikët, shkruan Panorama.

programi


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.