Pas tërmetit 6.7 ballë në ishujt grekë Kos e Rodos që shkundi vendin mbrëmjen e djeshme, mediat greke raportojnë se mesin e të lënduarve është dhe një shqiptar, që u dërgua me urgjencë në spitalin Thriassio me helikopter.

Sipas një deklarate të zëdhënësit të spitalit, shqiptari dhe dy shtetas të kombësive të tjera, po marrin mjekimet e nevojshme pas disa frakturave, shkruan media greke “Matrix24”.

Rasti më delikat është ai i shqiptarit, i cili ka pësuar fraktura në pjesën e legenit dhe të shpinës, thotë drejtori i spitalit Palaiorotis Konstantinos. Shqiptari është Aldo Begolli nga Korça.

https://www.youtube.com/watch?v=dz4FPpWXAoM

https://www.youtube.com/watch?v=vNwhRyLl14w

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb