PAKISTAN – Një shofer 70-vjeçar nga Pakistani pretendon se është babai 54 fëmijëve. Ai ka treguar për mediat e huaja se ka 54 fëmijë, të cilët kanë lindur nga gjashtë gra të tij dhe që jetojnë të gjithë së bashku në një shtëpi.

Kushtet e vështira të jetesës, kanë bërë që t’i vdesin 12 fëmijë si dhe dy gra, mirëpo të tjerët ia kanë dalë të mbijetojnë me vështirësi.Djali tij më i madh është 32 vjeç dhe indihmon në shumicën e punëve, ndërsa të tjerët janë kryesisht nën moshën 10 vjeç.

“Hamë të paktën një herë në ditë dhe të gjithë kemi rroba të pastra. Të gjithë fëmijët, flenë në dhoma të ndara së bashku me nënat e tyre”- ka thënë 70-vjeçari.

Mësohet se shtëpia tij ka shtatë dhoma dhe të gjithë kujdesen për njëri-tjetrin rreth detyrave të shkollës, si dhe pastrimit apo gatimit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb