Aktorja bukuroshe turke, e njohur për rolin e Xhemresë në serialin “Kuzey & Guney”, nuk është shumë e hapur me mediat, sidomos kur është fjala për jetën e saj private.

Oyku Karayel ka një motër binjake, për të cilën ka folur pak.

Ezgi Karayel, ngjan shumë me aktoren e njohur dhe kjo është edhe arsyeja pse ajo vihet gjithmonë në telashe.

Në një intervistë për Vogue Turqi të disa kohëve më parë, aktorja ka folur edhe për motrën e saj binjake, e cila e gjen veten shpesh në telashe për hatër të saj.

Fansat e Xhemres nuk e kanë kuptuar dot diferencën mes të dyjave, por edhe nëse Ezgi-t i është dashur ta shpjegojë, ata thjeshtë nuk e kanë besuar: “Është diçka e vështirë.

Profesioni që kam zgjedhur të bëj, për të ndonjëherë mund të bëhet i mërzitshëm, sidomos kur njerëzit mendojnë se jam unë”, – ka thënë Xhemre duke shtuar se Ezgi, shpesh mërzitet nga ideja se u duhet t’u shpjegojë që nuk është ajo që ata mendojnë: “Ka ndodhur shpesh ta ndalojnë në rrugë dhe t’i flasin, edhe pse ajo u shpjegon se nuk është unë, ata nuk e besojnë. Ajo u thotë “Nuk jam ajo”, por ata nuk e besojnë.”

Siç duket edhe në foto, vështirë t’i dallosh kush janë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb