Pas njoftimit të aksidentit të ish-Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj në aksin rrugor Tabanoc-Kumanovë, janë publikuar pamjet e para nga vend i ngjarjes.

aksident1

 

Në disa foto të publikuara nga JOQ, duket automjeti tip Range Rover i Ahmetajt i përmbysur në kryqzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc-Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës.

2

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme, thuhet se Ahmetaj është dëmtuar ndjeshëm.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Kumanovës për ndihmë mjekësore pasi raportohet të ketë marrë plagë e lëndime të shumta trupore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.(e.f/BalkanWeb)

age

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb