TIRANE– Tirana do të ketë për pak ditë parkingun e parë publik nëntokësor. Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit edhe detajeve më të vogla parkingut te ish-Stacioni i Trenit në Bulevardin e Ri dhe që do ketë një kapacitet akomodimi prej 310 makinash.

Lajmin e bënë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka postuar disa foto nga parkimi nëntokësor, ndërsa shprehet se punimet janë drejt fundit.

“Edhe pak ditë punë për parkimin gjigant nëntokësor tek Bulevardi i Ri. Zgjidhje për gjithë zonën e trenit. Punë për një Tiranë moderne!”, shkruan Veliaj.

Ky është parkim nëntokësor, me dy kate, me kapacitet 310 vende dhe për herë të parë do të ketë pikë të karikimit të makinave elektronike. Ndërkohë që paralelisht me të po vijojnë punimet edhe për përfundimin 400 metrave të para të Bulevardit të Ri.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb