TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu që u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë nga kryetari Lulzim Basha ka vendosur të kalojë drekën me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.
18817477_1336406596394640_144957400_o-2-678x381 (1)
Ato të dyja kanë zgjedhur sot të njëjtin vend si Rama dhe Meta për të drekuar, “Markatën e Peshkut”, siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Dritare.net.

Nuk dihet nëse ambasadorja është takuar me Bregun për ta ngushëlluar, apo këshilluar, por një gjë është e sigurt, të dyja zonjat janë mëse të qeshura.

Pas publikimit të listave, Bregu u pa në një restorant me figura të tjera të lëna jashtë listave nga Basha, ndërsa sot ka artikuluar qartë se nuk e mbështet nismën për shkarkimin e Lulëzim Bashës.
Të gjithëve na shkon në mendje një pyetje: Çfarë po planifikon deputetja?

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: