TIRANE – Të shtunën, Danjeli dhe Fotinia i thanë “Po” njëri-tjetrit në altarin e martesës, duke e bërë zyrtare lidhjen e tyre para kryebashkiakut Erjon Veliaj, i cili i shpalli “Burrë e Grua”.
Por ndërsa familjarët e të dyja familjeve ishin fillimisht kundër martesës së tyre, familjarët e Danjelit ndryshuan mendje, pas këmbënguljes së tij për të vijuar martesën.
Duke parë ndjenjat që Danjeli e Fotinia kishin për njëri-tjetrin, motra e Danjelit, bashkë me fansat kishte përgatitur edhe një fotoalbum me momentet e tyre më të mira brenda shtëpisë së Big Brother.
Këtë fotoalbum, pasi ndryshoi mendim për martesën e të vëllait, ajo vendosi që t’ua bëjë dhuratë në rastin më të veçantë të çiftit./BB/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb