Momente intime dhe shëtitje romantike në plazh për Pippa Middleton dhe bashkëshorti i saj, James Mattheews në parajsën e Polinezisë Franceze.

Revista italiane “Chi” ka publikuar disa foto ekskluzive të motrës së dukeshës, Katë në resorin përrrallor, ku një natë kushton 3 mijë paund. Pippa kishte veshur bikini të bardha, që i nxirrnin në pah linjat e saj elegante shkruan Tgcom24.

Ajo dhe bankieri i njohur britanik u martuan më 20 maj në një dasmë të madhërishme në Britaninë e Madhe.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb