BRITANI E MADHE – Rita Ora ka dëshmuar se nuk është vetëm artiste e madhe, por edhe një personalitet i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë kontribuon për bamirësi.

Këngëtarja shqiptare ka hedhur në ankand privat një portret të cilin e ka punuar vetë ajo. Portreti kushton 20 mijë paund, shkruan “Daily Mail”.

4047525B00000578-4503238-image-m-123_1494706738448

Të ardhurat nga shitja e portretit të saj do të shkojnë për gratë e prekura me kancerin në gjoks. Edhe nëna e Ritës, ishte diagnostifikuar me kancer në gji, kur këngëtarja shqiptare ishte 15-vjeçare, megjithatë ka arritur që ta mposhtë këtë sëmundje.

“Gjithmonë kam dashur të bëj diçka jo të zakonshme për të mbledhur para për gratë e prekura me kancer në gji. Gjithmonë kam dashur të ndihmoj nënën time dhe t’i ndihmoj shoqatat me bamirësi.

Arti është mënyra perfekt për ta bërë këtë”, ka thënë Rita Ora. Këngëtarja shqiptare është njëra nga artistet më të famshme në botë, derisa ka filluar edhe me modelizëm.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb