PORTUGALI-Një avion i vogël turistësh është detyruar të bëjë një ulje emergjente në një plazh të populluar me pushues në Lisbonë dhe gjatë manovrës së uljes ka vrarë një burrë 50-vjeçar dhe një vajzë të vogël 8 vjeçe.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, duke cituar dëshmitarët në plazhin e Caparica, rreth 3 kilometra në jug të kryeqytetit portugez. Shumë pushues kanë arritur të shpëtojnë duke hyrë në det, shkruan tgcom.

Edhe autoritet bregdetare kanë konfirmuar lajmin me një komunikatë për shtyp: ’Një avion me dy persona në bord është detyruar të bëjë ulje emergjente në plazhin e Sao Joao de Caparica, duke shtypur dy pushues dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre.

Pilotët nuk kanë marrë asnjë plagë dhe po pyeten për aksidentin nga policia’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: