Fotot e fundit të George, të disa ditëve më parë, e tregojnë djali e William dhe Kate, i cili ishte për vizitë me prindërit në Varshëve, në poza të mërzitura, duke mos dashur të zbresë nga avioni.

Humori i tij i keq bëri xhiro në rrjet dhe kapriçot e tij bënë për vete të gjithë. Sot vogëlushi feston 4-vjetorin dhe të gjithë mendojnë që George do të rezervojë surpriza për festën e tij të ditëlindjes.

Cdo buzëqeshje, apo kapriço e trashëgimtarit të fronit të Mbretërisë së Bashkuar, është nën reflektorët e mediave. Për tu mos harruar mbetet edhe shtrëngimi i duarve me Barack Obamën, ku George shfaqet me një rrobdishan.

Sot George feston 4 vjetorin dhe së bashku me motrën e tij Charlotte, do të jetë në qendër të mediave botërore.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb