Sezoni i ri në kampionatin shqiptar me gjasë mund të na gjejë si i ai i kaluari ku shumë skuadra ishin të detyruar të udhëtonin në qytete të tjera për të zhvilluar ndeshjet e tyre pritëse. Këtë vit më të rrezikuarat janë Kamza dhe Lushnja të cilave iu duhet një rikonstruksion themelor i stadiumeve për të përmbushur kushtet e vendosura nga FSHF.

Por në “Superligë” ka edhe nga ata skuadra që nuk janë të kënaqura me kushtet që kanë pasi e dinë që janë minimale dhe po mundohen për t’i përmirësuar. Më parë është mësuar se në klubin e Teutës do të ndodhin ndryshime të mëdha sa i takon financimit dhe nga sot rezultatet po shihen.

Ekipi durrsak ka njoftuar në faqen e tij në “facebook” se kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Niko Dovana” me qëllim për t’a kthyer atë në sa më të denjë për tifozët.

Postimi i KS. Teuta

Ka nisur puna ne “Stadiumin Niko Dovana” ku esht duke u punuar ne pjesen ballore ku sezoni i ri do e gjej me stola. Gjithashtu dhe ne ambientet e brendeshme por dhe ne tribunen kryesore po punohet per te qen gati per sezoni e ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb