SHKODËR- Në një kohë kur demokratët i janë bashkuar sot protestës së opozitës, ku 5 akse kryesore të vendit janë bllokuar, një banor i Shkodrës ka zgjedhur një mënyrë origjinale për t’ju bashkuar kësaj nisme, raporton ‘BalkanWeb’.

Ka qenë pikërisht fermeri Lush Ndoci, i cili ka bllokuar aksin Shkodër-Tiranë me bagëtitë e tij (disa krerë dhish).
shkoder-fermeri-proteston-em-dhi.-ne-rruge--1jpg
Sipas gazetarit Senad Nikshiqi, bllokimi i rrugës krijoi radhë të gjata makinash. Fermeri Ndoci njihet për protestat e tij të veçanta gjatë viteve të fundit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb