TIRANE – Gjiko dhe Elita Rudi kanë vendosur që së fundmi t’i japin vetes disa ditë pushim. Çifti i njohur ka zgjedhur ishullin e famshëm grek Santorini, për të shkuar së bashku dhe për të shijuar luksin që të ofron ky vend shumë i dëshiruar nga të gjithë.

Në rrjetet sociale, Elita dhe Gjiko kanë ndarë me fansat disa fotografi, përmes së cilave kanë shfaqur momentet e këndshme që po kalojnë së bashku atje.

Elita ka nxjerr në pah trupin e saj seksi në një foto me bikini të postuar në Instagram, ndërkohë Gjiko ka publikuar më pas disa imazhe ku shfaqet duke shijuar të qëndruarit në pishinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb