VLORE- Ndonëse një distancë e vogël, drejtuesve të mjeteve në Vlorë, kryesisht turistë, u janë dashur 2 orë për të përshkuar rrugën përgjatë ‘Lungomares’.

Shkak i kësaj vonesë është bërë trafiku i rënduar, që krijoi edhe një radhë kilometrike përgjatë daljes në qytetin e Vlorës. ‘BalkanWeb’ ka siguruar disa foto nga vendi i ngjarjes, ndërsa mëson se turistët u bllokuan në tunelin e ‘Ujit të Ftohtë’.

Pavarësisht se është piku i sezonit turistik fluksi i madh i mjeteve bën që shumë akse në vend të bllokohen. E tillë është edhe situata çdo fundjave në autostradën Tiranë-Durrës.
turiste-te-bllokuar-ne-tunelin-e-ujit-te-ftohte

turiste-te-bllokuar-ne-tunelin-e-ujit-te-ftohte-3

turiste-te-bllokuar-ne-tunelin-e-ujit-te-ftohte-1

turiste-te-bllokuar-ne-tunelin-e-ujit-te-ftohte7
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: