Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO/ Rama me pushime në Dhërmi, pret Haradinaj në vilën qeveritare. Zbardhet biseda

Rama-Haradinaj Dhermi

Kryeministri Edi Rama ndodhet zyrtarisht me pushime, por ja që ndodh që nuk i shpëton dot politikës dhe politikanëve duke e ditur se sa vend i vogël është Shqipëria dhe madje dhe Kosova.

Rama është takuar me pretendentin për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndonëse Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherazi kandidati i PAN-it, pret të votohet nga parlamenti për kryeministër, ai ka qenë në Dhërmi për fundjavën ku ëshë takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Këtë takim për Express e ka konfirmuar partia e Haradinajt.

Dy politikanët kanë pirë kafe së bashku në Dhërmi e me këtë rast kanë bërë edhe një fotografi, ku duken shumë optimistë.

Por, përtej kësaj kandidati i PAN-it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e kanë lënë anash edhe diskutimin rreth krijimit të institucioneve të Kosovës.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar për Express këtë takim dhe ka treguar se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

“Krejt çka mundem më thënë është se nuk është kapërcyer as tema e krijimit të institucioneve të Kosovës dhe rëndësisë që ka ky proces për vendin”, ka thënë Nitaj.

Kurse, gruaja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj-Haradinaj përmes një postimi në Instagram ka treguar se janë takuar me Edi Ramën. “Sot me Edin në Dhërmi!! Kryeministri i shqiptarëve”, ka shkruar ajo.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 13 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.