Sot kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Panairin e Librit në Itali. Aty ai prezantoi librin e tij ‘Kurban’. Megjithatë aktiviteti nuk i shkoi plotësisht ashtu siç duhej pasi iu desh të përballej me 5 të rinj shqiptarë, shkruan La Stampa
Këta të fundit me letra në duar tregonin një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të vendit tonë, Fatmir Xhafaj. “Edi Rama, intelektual ne Europe, diktator ne Shqiperi”, shkruhej ne nje nga letrat.
Në këto pankarta shkruhej vetëm një frazë që i referohej dënimit të që i referohet dënimit prej më shumë se shtatë vitesh për trafikim droge të dhënë nga një gjykatë italiane për vëllanë e ministrit të brendshëm shqiptar
(BalkanWeb)