TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm të ndajë për ndjekësit në ‘Facebook’-un e tij imazhe nga ura e Arrasit në Dibër, e cila i është nënshtruar rikonstruksionit.
Kreu i qeverisë thekson se ura e re do t’u japë mundësi për të lëvizur normalisht 12. 161 banorët të disa zonave.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të urës së re të Arrasit që për herë të parë pas 25 vjetësh bashkon 12,161 banorët e Arrasit, Lurës, Fushë Cidhen e Kastriotit me njëri-tjetrin dhe Bashkinë Dibër?
Edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë për Dibrën. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave #PërDibrënQëDuam #PërShqipërinëQëDuam????me #Shtet? #Punë? #Mirëqenie?”, citohet në mesazhin e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: