Ish-kryeministri Fatos Nano i ka të rralla shfaqjet e tij në publik, por atëherë kur shfaqet sigurisht që do të përbëjë lajm. I tillë është rasti i fundit, kur ish-kryeministri është bërë personazh kryesor i një prej regjisorëve shqiptarë. Bëhet fjalë për regjisorin Drilon Hoxha.

Ai ka postuar një foto në profilin e tij në “Instagram” ku shfaqet ish-kryeministri Nano me një djalë të vogël. “Çkemi? Një përshëndetje nga Klark Morinaj dhe Fatos Nano gjëra të reja po vinë”, shkruan regjisori i filmit aksion “Drejt fundit”.

Pas kësaj kanë vërshuar komentet rreth rolit të ish-kryeministrit dhe aludimet se ai do të marrë pjesë në film si aktor.

Nuk dihet nëse Nano do të ketë një rol vërtetë në film apo e ka mik regjisorin dhe ka pranuar të jetë personazh i tij në rrjetet sociale. Por nëse Nano do të bëhej aktor, do të kishte vërtetë shumë për të treguar duke qenë se jeta e tij në politikë ka qenë relativisht e gjatë.

Ckemi? Nje pershendetje nga @klark_morinaj dhe @fatosnano gjera te reja po vine ???

A post shared by Drilon Hoxha (@drilon_hoxha_official) on

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: