Nesër luhen takimet e para të fazës së 1/8 të “Uefa Europa League” dhe Manchester United tashmë gjendet në Rusinë e largët për t’u ndeshur me kundërshtari e rradhës, Rostov. Sot “djajtë” kanë zbritur në fushën e blertë të stadiumit për të kryer seancën stërvitore ndërsa janë habitur nga ajo se çfarë kanë gjetur, një fushë që vetëm e tillë nuk mund të quhet, të paktën sipas Mourinho-s.

“The Special One” është shprehur kështu gjatë konferencës për shtyp, vetëm disa orë pasi shefi i klubit rus e quajti sipërfaqen një “problem”, rapoton “The Sun”.

Mourinho: “Është e vështirë për mua të besoj se do të luajmë në atë fushë, nëse mund të quhet një fushë. Nuk e di se çfarë formacioni të përzgjedh, nuk e di nëse Mkhitaryan do të luajë. Prisja një sipërfaqe më të mirë. Është një fushë shumë e përafërt me atë të Pekinit (ku United refuzoi të luante në fazën përgatitore.)
nintchdbpict000307452075
I shpreha shqetësimet e mia një zotëria nga Uefa. Ai thjesht më tha se lojtarët janë të siguruar, kështu që çfarë do t’i ndodhë nuk do të jetë një problem. Isha duke analizuar këtë kundërshtar shumë të mirë për të cilin nuk kemi folur akoma. Në ndeshjet kundër Bayern, Ajax dhe Atletico Madrid fusha mu duk shumë më e mirë. Jam shumë i surprizuar me atë që gjeta sot këtu.”

Edhe Daley Blind dha mendimin e tij për fushën. “Të them të drejtën, fusha nuk është më e mira. Por nuk mund ta përdorim si justifikim.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb