TIRANE- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 39-vjeçari nga Elbasani që u plagos dje pas një sherri me thika. Mësohet se Roland Plaku, ndonëse u nis drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje gjatë mbrëmjes në lagjen “Partizani”, ku Edvin Gjini qëlloi me thikë Plakun.

Foto e viktimës Roland Plaku, publikuar nga tvklan
Foto e viktimës Roland Plaku, publikuar nga tvklan

Polica ka bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: