VLORË- “BalkanWeb” ka siguruar pamjet nga bllokimi i rrugës Vlorë-Orikum si pasojë e shkëputjes së disa shkëmbinjve nga faqet anësore.

Shkëmbinjtë të një madhësie të konsiderueshme kanë zënë trasenë e rrugës në zonën e quajtur “Kalaja” duke e bërë të pamundur lëvizjen.

vlore--shembet-shkembi-

Policia ka bllokuar qarkullimin për shkak se rrezikon të ketë shembje të tjera. Në fotot që sjell “BalkanWeb”, duket një automjet që ka qenë i ndaluar në rrugë në kohën që janë shkëputur shkëmbinjtë. Fatmirësisht policia tha se nuk ka persona të lënduar.

shembet shkembi vlore 1

Gjithashtu Policia e Vlorë iu bëri thirrje të gjithë udhëtarëve me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës.

shembet shkembi vlore

shembet shkembi vlore 2

shembet shkembi vlore 4

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb