Rreth 250 të pastrehë e të mbijetuar nga pallati i djegur nga flakët në Londër të Anglisë, janë akomoduar tashmë në apartamente luksoze.  Pallati luksoz 2 miliard dollarësh në Kensignton të Anglisë do të presë tashmë, personat që mbetën të pashpresë e pa shtëpi pas përfshirjes nga flakët.

250 banorë të Kullës Grenfell që u shkrumbua plotësisht, aktualisht ndodhën në hotele ose në rastet më ekstreme besohet të flenë nëpër parqe apo makina.

Apartamentet ku do të akomodohen të mbijetuarit kanë dhoma me hapësirë të mëdha, pamje të mrekullueshme të Londrës nga Ballkoni, si dhe janë të pajisura me pishina, palestra, kinema.

Nga djegia e pallatit humbën jetën 76 persona, ndërkohë që ende trupat e shumë të tjerëve nuk janë identifikuar.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb