SHKODËR- Banorët e fshatit Bardhanjor të njësisë administrative Rrethina kanë dalë sot në protestë për të kërkuar rregullimin e rrugës, në të cilën nuk është vënë dorë preuj vitesh.

17101798_261618117597365_1562565508_n

Ata kanë deklaruar se rruga është e amortizuar prej 30 vitesh por askush nuk ndërhyn për rregullimin e saj. Banorët kërcënuar se nëse nuk merren masa do bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

17142538_261618110930699_630432392_o
“Jemi të zhgënjyer nga të gjitha forcat politike. Vetëm premtojnë por nuk kanë mbajtur asnjë premtim. Boll më! Nëse nuk na e rregullojnë rrugën, mos të vijnë të kërkojnë votën se nuk do shkojmë të votojmë”, kanë deklaruar banorët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: