“Washington Post” ka publikuar një shkrim për kryekuzhinierin shqiptar Rene Rexhepi i cili ka hapur restorant përkohësisht në Meksikë. Historia e karrierës së Rene Rexhepit si kuzhinier tregon se restoranti “Noma” i cili ka fituar katër vite çmimin “Restoranti më i mirë në botë”, është mbyllur për herë të dytë në histori të vet. Herën e parë ai ishte mbyllur në vitin 2015 ku ekipi kishte fluturuar për në Tokyo dhe kishte hapur një restorant të përkohshëm kurse tani ata kanë hapur një të tillë në Meksikë i cili do të punojë nga 12 prill deri më 28 maj. Në restorantin “Noma” ku shefi i saj është shqiptari Rene Rexhepi janë shitur të gjitha biletat që kishin çmimin 600 dollarë për një darkë për një person. Hapja e këtij restoranti mund të mos kishte ndodhur për shkak të shqetësimit të stafit për akomodimin e tyre dhe të familjes së tyre por edhe për shkak të vendimeve politike që ka marrë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me Meksikën. Mirëpo Rene Rexhepi ka udhëtuar 25 herë në Meksikë kurse tani po shfrytëzon edhe përvojën dhe përbërësit vendas për ushqimet e tij.
Screenshot_2Çmimi prej 600 dollarë për ushqim nuk i lë mbresa kryekuzhinierit i cili beson që stafi i tij duhet të ketë paga të mjaftueshme për të pasur një jetë të mirë dhe se ka bashkëpunuar më një organizatë joqeveritare “Traspatio Maya” që të ketë përbërës vendas meksikan si misër, larva apo bletë të egra. Madje punëtorët vendas të cilët punojnë së bashku me të bëjnë breshka për ushqim të cilat shërbehen vetëm në fund të ushqimit. Kudo në botë që gatuan, Rexhepi i thotë stafit të tij “Ne duhet të jemi ushqimi i dekadës për njerëzit”, përfundon artikulli  “Washington Post”. “Ndërgjegjja ime është e pastër”, thotë Rexhepi, i cili gjithashtu ka krijuar një fond bursash për studentët meksikanë të kuzhinës. “Washington Post” që nga vitit 2000 ka shkruar një kritikë pozitive për kuzhinierin shqiptar dhe në shkrim vlerëson faktin se të vendosësh një restorant në xhungël është një nga sfidat më të mëdha, sfidë që Rene Rexhepi e ka fituar.


Screenshot_1
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb