SHKUP- Si në shumë qytete të Turqisë, edhe në Shkup qindra qytetarë dolën në rrugë për të mbështetur ndryshimet kushtetuese në Turqi, si dhe për të festuar rezultatet e para nga numërimi i votave. Qytetarët e Shkupit në shenjë mbështetjeje të rezultateve të para tubuan para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Qytetarë ndër të cilët fëmijë dhe të moshuar, me flamuj, simbole dhe këngë kombëtare turke pritën fjalimin e kryeministrit turk, Binali Yildirim, i cili uroi rezultatin e referendumit. Kolona e automjeteve e nisur nga qendra e qytetit bëri disa xhiro përreth qytetit. Pas shpalljes së rezultateve, pasuan edhe fishekzjarrët në Çarshi, këngë dhe valle. Qytetarët mbanin flamuj të Turqisë dhe të Shqipërisë, dhe po ashtu edhe pankarta ku ndodheshin fotografitë e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe me mbishkrime “PO”.

(i.ç/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb