BRUKSEL – Identifikohet personi i dyshuar për vendosjen e një bombe në stacionin qendror të Brukselit mbrëmjen e së enjtes. Ai është një 36-vjeçar maroken dhe vjen nga një lagje e qytetit që është bërë e famshme për numrin e xhihadistëve që kanë jetuar atje.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, i cili tha se terroristi është 36-vjeçari maroken Oussama Zariouh, i divorcuar dhe i dënuar më parë për drogë.

“Të martën në mbrëmje mund të kishte ndodhur një tragjedi, sepse agresori kishte me vete dhe një tjetër bombë me gozhdë, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu”, tha ministri i Brendshëm në një radio belge.

brussels-attack

“I dyshuari është nga Molenbeeku dhe mbante një bombë artizanale me gozhdë dhe bombola gazi”, thanë zyrtarët. Ai u qëllua dhe më pas humbi jetën në shpërthimin që u trajtua si sulm terrorist. “Ai ishte i njohur për policinë, por nuk ishte lidhur më parë me terrorizmin”, shkruan “Independent”.

Prokurori Erik Van der Sypt tha se, i dyshuari i identifikuar si Oussama Zariouh i ishte afruar një grupi pasagjerësh nën platformën kryesore dhe ishte përpjekur të hidhte në erë valixhen e tij.

Ajo shpërtheu pjesërisht dhe mori flakë, para se të shpërthente për të dytën herë. Autori më pas kishte vrapuar drejt një punonjësi të stacionit, e kishte marrë në shënjestër edhe një ushtar, duke thirrur “Allahu Akbar”, para se të qëllohej.

Ai vdiq më pas nga plagët, ndërsa në shtëpinë e tij në Molenbeek nisën operacionet e kontrollit nga forcat speciale. Pas një takimi të kabinetit të sigurisë, kryeministri i vendit tha se ishin marrë masa shtesë sigurie për të siguruar stacionet, vendet publike dhe shfaqjet e planifikuara.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb