ITALI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sicili, Itali. Një i moshuar 82 vjeç, shtetas italian e ka marrë me makinë një grua shqiptare të cilës i ishte prishur automjeti i saj dhe kishte mbetur në rrugë.

Në ditët e mëpasme, atij iu afruan dy shqiptarë të cilët e kanë akuzuar se ka ngacmuar seksualisht gruan e njërit prej tyre. Dhe për të heshtur për ngjarjen i kanë bërë shantazh, duke i kërkuar në këmbim 5 mijë euro.

Por pensionisti nuk ka rënë pre e shantazhit dhe ka denoncuar gjithçka tek karabinierët, të cilët kanë organizuar takimin për dorëzimin e parave dhe kanë arrestuar në flagrancë dy shqiptarët Klevis Musta, 23 vjeç dhe Marsel Renja, 28 vjeç.

Klevis Musta
Klevis Musta
Marsel Renja
Marsel Renja

SHANTAZHI
Dy të rinjtë kanë shkuar pasditen e së premtes në shtëpinë e 82-vjeçarit në Chiaramonte, duke e akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht gruan e njërit prej tyre dhe duke e kërcënuar që t’u jepte sa më shpejt shumën cash prej 5 mijë eurosh, pasi në të kundërt do ta bënin të paguante.

Që nga ai moment, dy shqiptarët kanë nisur të përndjekin të moshuarin me telefonata me ton kërcënues, duke i kërkuar me insistim shumën e kërkuar, shkruan “BalkanWeb”.

Pensionisti i është drejtuar Karabinierëve, duke denoncuar dhe rrëfyer gjithë atë çfarë kishte kaluar dhe për çfarë e akuzonin. 82-vjeçari ka treguar se kishte shoqëruar me makinë një vajzë shqiptare që kishte mbetur në rrugë dhe menjëherë më pas ishte afruar nga dy djem që e kishin kërcënuar për të paguar shumë e parave duke i lënë edhe një vend takimi.

KURTHI
Pas denoncimit karabinierët i kanë ngritur një kurth dy të rinjve shqiptarë në vendin ku ishte vendosur dhënia e parave.

Nga një autoveture kanë zbritur dy shqiptarët. Pasi kanë folur me ‘viktimën’, kanë marrë një zarf ku ndodheshin paratë. Karabinierët civilë të fshehur mes njerëzve kanë ndërhyrë befas dhe i kanë bllokuar duke rikuperuar edhe kartëmonedhash që vetë ata i kishin fotokopjuar për të provuar shkëmbimin.

para euro
Dy shqiptarët sipas mediave lokale janë pa precedentë penalë. Ata janë dërguar në kazermë dhe pas procedurave rutinë do të dërgohen në burgun e Ragusas në pritje të gjykimit.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb