Pas promovimit të disa modeleve të reja (Giulia dhe Stelvio), kompania e njohur italiane Alfa Romeo deri në vitin 2020 do të prezantojë edhe disa risitë.

Ndërmjet këtyre risive do të jenë edhe dy SUV-a të reja, një Sedan i madh dhe Hatchback i ri (në të vërtet pasardhës i Giuliette), si dhe dy modele “të veçanta” ku njëri prej tyre mund të jetë në version sportiv.

Përderisa jemi duke pritur për gjithë këto modele të reja, dizajneri i pavarur Alex Imnadze ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket modeli i ardhshëm sportiv i Alfas.

Vizioni i Alexit për modelin sportiv të Alfa Romeos është 6C Disco Volante. Ai për këtë model sportiv ka parashikuar dy dyer, sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme, rrotat e mëdha, mbrojtëset anësore më të theksuar, si dhe dritaret anësore shumë të vogla.

Por, kjo është vetëm një ide dhe nuk dihet nëse në të ardhmen diçka e tillë mund të shfaqet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: