TIRANË- Kryeministrin Edi Rama e kemi parë sot të drekojë në familjen Basha në Cakrran të Fierit, nën shoqërinë e ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe kryebashkiakut Armando Subashi. Përveç gatimeve tradicionale të zonës së Fierit, i pari i qeverisë nuk ka nguruar të konsumojë edhe qepë të njoma e ullinj me të zotët e shtëpisë.
Capturedfdff
Dreka që u transmetua live edhe në ERTV ka kaluar me batuta e të qeshura, ku sigurisht iniciator ishte kryeministri.

Por pak minuta pas tij, në rrjetet sociale janë shpërndarë foto të kryeopozitarit Lulzim Basha, që gjithashtu ka zgjedhur të drekojë nën shoqërinë e një tenori të njohur siç është Agim Hushi, raporton BalkanWeb.
17834308_1265258623559943_1426982498132208146_o
Ka qenë ky i fundit që ka postuar foto me kryedemokratin, ndërsa tavolina nuk duket aspak keq. Ata kanë zgjedhur të drekojnë me karkaleca e verë të bardhë në një nga restorantet e Tiranës.
17492858_1265259133559892_1096697520555974118_o
Krah tenorit, Basha shfaqet i qeshur, ndryshe nga çadra e protestës ku e dëgjojmë të mbajë fjalime çdo ditë pas orës 11:00, nga ku jo vetëm toni i zërit është më i ashpër, por edhe shprehja e fytyrës së tij.

Dreka është shtruar për nder të Michael Hammer, deputet në parlamentin austriak (Partia Popullore Austriake), njëherësh Shef i Shoqatës Parlamentare të Miqësisë Austri-Shqipëri, i cili përshëndeti sot çadrën e protestës duke deklaruar ndër të tjera se “zgjidhja për zgjedhjet e lira në Shqipëri është qeveria teknike”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: