Në rubrikën ‘Nostalgji’, Gsh.al ka publikuar gjatë ditës së sotme mënyrën si festohej 8 vite më parë një ditëlindje në familjen e kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha. Ky shkrim është publikuar më 7 shkurt 2009 në rubrikën “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”.

Lumturohet Argita, e bija Dalila mbush 8 vjeç
Ka qenë një festë e bukur dhe e ngrohtë ajo që është organizuar këtë të enjtë në një prej lokaleve luksozë në kryeqytet “Begeja”, me rastin e ditëlindjes së mbesës së kryeministrit Berisha. Dalila, vajza e Argitës ka mbushur 8 vjeç dhe ditëlindja surprizë është realizuar me praninë e shoqeve dhe shokëve më të dashur. Në çdo kënd ishin të vendosur fëmijët, shokët e shkollës së Dalilës bashkë me mësues të cilët kanë festuar bashkë me të vegjlit. Në ceremoninë e zhvilluar dy ditë më parë, nuk kanë qenë të pranishëm kryeministri Berisha dhe zonja e tij Liri Berisha, duke preferuar që kjo festë t’i kushtohet vetëm fëmijëve dhe më pas urimi të mbetej për diçka më familjare organizuar në vetë familjen kryeministrore. Por sigurisht të vegjlit nuk mund të liheshin vetëm, dhe bashkë me ta kanë qëndruar prindërit e Dalilës, Argita dhe Jamarbëri. Një atmosferë fantastike krijuar enkas për moshën e Dalilës. Lule pafund, tollumbace shumëngjyrëshe që qëndronin në ajër duke i shtuar këtu edhe praninë e kllounit, aq të dashur për ta. Fëmijët kanë luajtur dhe qeshur me këtë të fundit, pa u ulur asnjë çast, në një festë e cila ka zgjatur plot dy orë dhe ka qenë tejet e survejuar.

Të gjitha fotot dhe shkrimin e plotë mund ta e gjeni duke klikuar në linkun më poshtë të GSH.al:

http://www.gsh.al/2017/04/26/httpwww-gsh-al20170426bluetooth-nostalgji-paparac-zbulohet-familja-e-vajzes-se-kryeministrit-berisha/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: