Hamdi Salihi i ka dhënë lamtumirën pak javë më parë skuadrës së Skënderbeut, ku luajti në dy sezonet e kaluara duke u kthyer në forcën kryesore të sulmit të korçarëve. Meqë skuadra e edicionit të ri nuk është prezantuar, biografia e tij gjendet ende në faqen e klubit, në seksionin që i përket lojtarëve të sezonit të kaluar, 2016-2017.

Por kushdo që ka ndërtuar këtë seksion të faqes së internetit, duket se nuk i kishte idetë edhe aq të qarta mbi anglishten e përdorur, pasi ka nxjerrë para kohe në pension sulmuesin shkodran. Në postimin e bërë në gjuhën angleze, ai përshkruhet si një ish-futbollist profesionist.

“Hamdi Salihi është një ish-futbollist profesionist i cili luan si sulmues për klubin shqiptar Skënderbeu Korçë dhe për Kombëtaren shqiptare të futbollit”, është përkthimi i frazës së shkruar për sulmuesin në faqen e klubit korçar./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: