Sonda 1 miliardë dollarëshe e quajtur “Juno” ka dërguar fotografitë e para të saj nga Vendi i Kuq i Jupiterit, e që duken fantastike.

Te hënën, “Juno” ka fluturuar 9 mijë kilometra mbi stuhinë misterioze, më shumë se 1.6 milionë kilometra më afër se çdo anije kozmike që ka fluturuar ndonjëherë.

Vendi i Madh i Kuq është një stuhi masive rreth 2 herë më e gjerë se Toka, që ka rënë në atmosferën e planetit Jupiter për të paktën 350 vjet.

“Juno” ka kapur fotografi nga shtatë rrotullimet e tij rreth planetit gjigant të gazit.

Anija kozmike i ka bërë rrotull Jupiterit një herë çdo 53.5 ditë, me një shpejtësi prej 209 mijë kilometra në orë, e cila e bën shumë të vështirë kapjen e fotografive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: