SPANJE – Një person i veshur si djalli kërcen mbi foshnjat në festivalin më të çuditshëm vjetor në Spanjë. Ai quhet “El Coalcho”, apo kërcimi mbi fëmijët, që daton që nga 1620-ta dhe thuhet se pastron foshnjat nga mëkatet, dhe siguron një jetë të lumtur pa shpirtrat e këqinj.

Papa i mëparshëm, Benedikti i XVI i kërkoi priftërinjve spanjoll të distancoheshin nga ky rrit, por ai është ende mjaft popullor. Foshnjat që kanë lindur në 12 muajt e fundit vendosen në dyshekë në qytetin spanjoll të Castrillo de Murcia. Më pas një person i veshur me të verdhë dhe të kuqe kërcen mbi dyshekët e fëmijëve shkruan The Sun.

Origjina e traditës është e panjohur. Papa Benedikti nuk e pranonte këtë rit pasi kisha mëson se pagëzimi me ujë është pastrimi i shpirtit nga mëkatet se sa kërcimi nga djalli.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb