BRITANI E MADHE – Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e kalur në Manchester Arena, gjatë koncertit të këngëtares së njohur Ariana Grande.

Me familjet e 22 viktimave dhe më shumë se 50 të plagosur tashmë kanë filluar të solidarizohen disa nga yjet e njohur botëror. Në radhë të parë hyn Katy Perry, Demi Lovato për të pasuar dhe me Elllie Goullding. Mesazhet janë shkruar në rrjetet sociale.

‘’Duke u lutur për të gjithë të pranishmit në shoë-n e Ariana Grandes’’ shprehet Perry, në llogarinë e saj në Twitter.

‘’E përlotur duke imagjinuar ata të pafajshëm që humbën jetën në koncert, të lutemi për të gjithë, të jemi të githë arianatorë’’ përfundon dedikimin e saj këngëtarja Lovato.

‘’Dërgoj shumë dashuri për të gjithë të prekurit në sulmin e Manchesterit’’ thotë Goulding.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb