Të dielën në orën 20:45 luhet supertakimi i “El Clasico-s” ku Barcelona do tentojë të mposhtë Realin për t’i dhënë më shumë bukuri “La Liga-s” që deri më tani qëndron nën ‘juridiksionin’ e madrilenëve.

Këtë rast nuk ka dashur t’a humbë artisti i njohur “Tvboy” i cili ka thithur famë me pikturën e tij në rrugët e Barcelonës.
auto_messi_1492706665-47198531492708264
Puna e tij e fundit lidhet me dy yjet e futbollit, Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n. Me argjentinasin që qëndron në majë të gishtërinjve duke “puthur” portugezin.

Këtë pikturë, “Tvboy” e ka titulluar “Dashuria është e verbër”, ndërsa ka marrë shumë vëmendje për shkak të “El Clasico-s” ditën e diele.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb