Pas 3 orë bisedimesh ku dolën në një marrëveshje në 1 të natës, Rama dhe Basha po flasin sot prej orës 10 për modalitetet dhe teknalitetet e paktit anti-krizë.

Rama-Basha po zhvillojnë një takim në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë, që bashkë me ta janë edhe stafet teknike.

Takimi nisi rreth orës 10:05, ku Rama ishte i shoqëruar nga Ëngjëll Agaçi, ndërsa lideri i opozitës nga Oerd Bylykbashi.

Gazetarja Valentina Madani raporton se ambientet pranë vendit ku po zhvillohet takimi i kanë vizituar deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, deputeti i PD-së, Kozma Dashi, demokratja Klodiana Shala, gazetari Frrok Çupi etj.

Shkrimin e plotë dhe fotot mund t’i gjeni në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/05/18/fotot-te-paftuar-ne-negociata-cpo-ndodh-ne-keto-momente-ne-pallatin-e-kongreseve/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb