Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO/ Transportonin kanabis me 3 makina nga Durrësi në Librazhd, 3 në pranga, një në kërkim (Emrat)

LIBRAZHD- Tre persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë transportuar nga Durrësi drejt Librazhdit 20 kilogramë kanabis. Lënda narkotike u sekuestruara gjatë operacionit “Parkingu” të realizuar nga efektivët e Seksionit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Shtetasit e Albert Terziu, 30 vjeç; Xhimi Hoxha, 35 vjeç; Sokol Hamataj, 37 vjeç; dhe A.L, 45 vjeç; të katërt nga Durrësi, duket se i kishin ndarë mirë detyrat e tyre.

30-vjeçari Terziu lëvizte me mjetin ku u gjet e fshehur lënda narkotike. Bashkë me të lëvizte edhe 35-vjeçari Hoxha. Ndërsa 37-vjeçari lëvizte me një tjetër makinë, duke shoqëruar kështu mjetin me të cilin transportohej lënda narkotike.

Si vepronte grupi:
Albert Terziu, 30 vjeç banues në Durrës
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në bagazhin e mjetit tip “Renault” me targa AA 648 JO të parkuar pranë parkingut të spitalit të Librazhdit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e mbështjellë me ngjitës natribani, e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Xhimi Hoxha, 35 vjeç banues në Durrës
Ky shtetas dyshohet të ketë drejtuar automjetin me targë AA 648 JO i cili në pjesën e poshtme të tapicerisë në dysheme ishte modifikuar dhe përshtatur për fshehjen e lëndës narkotike.

Sokol Hamataj, 37 vjeç banues në Durrës
Ky shtetas duke drejtuar automjetin me targe AA 449 JG, dyshohet të ketë shoqëruar automjetin në të cilin ndodhej lënda narkotike nga qyteti i Durrësit në drejtim të Librazhdit.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
A.L, 45 vjeç banues në Durrës
Ky shtetas dyshohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
20 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”, si dhe 3 automjete.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

(el.sp/BalkanWeb)



loading...

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.