DURRES- Personi që shihni në foto është Fetah Mataj, prona e të cilit u bë objekt sulmi me eksploziv gjatë natës në Durrës.

Fetah Mataj, pronari i baneses
Fetah Mataj, pronari i baneses

“BalkanWeb” ka arritur të zbardhë të tjera detaje rreth ngjarjes që ndodhi në orën 24:00 të natës në lagjen nr.15 në qytetin bregdetar. Mataj, person me precedentë penale, kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu.

Gjatë kohës kur ndodhi sulmi ai ndodhej bashkë me gruan e tij të dytë, me të cilën ishte martuar vetëm pak kohë më parë. 35-vjeçari ishte divorcuar me gruan e parë, me të cilin ka dhe dy djem.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: