ATHINE- Tronditet Athina! Mësohet se një bombë ka shpërthyer mbrëmjen e sotme rreth orër 22:00 (me orën lokale) në qendër të kryeqytetit helen, në zonën mes Universitetit dhe stadiumit. Fatmirësisht nga të dhënat paraprake nuk raportohet për të lënduar.

Sipas ‘Zougla.gr’, mjeti shpërthyes ishte vendosur jashtë një banke. Po ashtu, thuhet se para se të ndodhte shpërthimi, në polici kishte mbërritur një telefonatë paralajmëruese.

Sakaq, priten të tjera detaje rreth ngjarjes. Pak kohë më parë në Athinë u gjetën 8 pako me bomba, në një filial të një poste, ndërsa në shënjestër ishin zyrtarë të Bashkimit Europian.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb