BRUKSEL– Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama, gjatë samitit në Bruksel. Ka qenë vet Tusk ai që ka publikuar një mesazh mbi takimin në ‘Twitter’, si dhe një foto ku shihen dy zyrtarët.

Presidenti i KE theksoi se reformat për shtetin ligjor në Shqipëri duhet të vijojnë me të njëjtin ritëm.

KE

“Një takim i mirë me kryeministrin Edi Rama përpara Samitit të Ballkanit në 17 maj në Sofia. Nevojë që reformat për shtetin ligjor të vijojnë me të njëjtin ritëm për të avancuar në rrugën drejt BE”, thuhet në mesazhin e Tusk.

Ndërsa kryeministri Edi Rama gjatë takimit falënderoi presidentin Tusk që siç u shpreh ai është një nga mbështetësit më të mëdhenj të përafrimit të mëtejshëm të Ballkanit por edhe të Shqipërisë me BE.

“Ishte kënaqësi që u takuam me Presidentin e Këshillit Europian dhe e falënderova që na dha mundësinë e këtij takimi me gjithë të gjendurit në një ditë shumë intensive takimesh me kryeministrinë britanike dhe po ashtu dua t’i shpreh mirënjohjen që është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të përafrimit të mëtejshëm të Ballkanit por edhe të Shqipërisë me BE”.

“Ju faleminderit shumë për vizitën tuaj. Pikësëpari, ju faleminderit për mirëkuptimin, i dashur Kryeministër, i dashur Edi. Jam vërtet i lumtur t’ju shoh këtu, pasi siç e dini jemi në të njëjtën anë. Për mua është vërtet e rëndësishme që të jem me ju dhe me të gjithë miqtë e mi shqiptarë, sa më i hapur, i sinqertë dhe pozitiv të jetë e mundur.
Kjo nënkupton gjithashtu se bashkëpunimi ynë, bisedimet tona sot dhe në të ardhmen, ishin mbi bashkëpunimin e ardhshëm dhe të ardhmen evropiane.
Siç e dini, keni vetëm miq këtu në Bruksel, ndoshta jo në çdo kryeqytet, por të jeni i bindur që këtu në Këshillin Evropian mund të jeni të sigurt për mbështetjen tonë për përpjekjet tuaja. Dua të rikonfirmoj se ne e vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave.
Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje evropiane dhe të kësaj ëndrre evropiane. Ju faleminderit!”, tha Tusk nga ana e tij.

(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: