VLORE- Identifikohet trupi i pajetë, që u gjet ditën e djeshme në afërsi të Sazanit të Vlorës. ‘BalkanWeb’ mëson se viktimë është Ardian Hidaj, 46 vjeç.

Nga hetimet e kryera të policise, dyshohet se personi ka humbur kontaktet me familjarët më datë 11 prill, duke peshkuar në Karaburun. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar fotot e viktimës për ‘BalkanWeb’.
ardian hidaj
Nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore ka rezultuar se shkaku i vdekjes është mbytja në ujë (det). “BalkanWeb” mëson se familjarët e kanë identifikuar vktimën pas një shenje që ai kishte pasur në trup nga një operacion, por dhe nga celulari që ai kishte pasur në xhep.

NJOFTIMI I POLICISE
Identifikohet nga familjarët trupi i pajetë i cili u gjet ditën e djeshme në Veri të Sazanit në ujë: Ardian Hitaj, 46 vjeç, banues në Vlorë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se personi ka humbur kontaktet me familjarët më datë 11.04.2017, duke peshkuar në Karaburun. Nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Sipas ekspertizës mjeko ligjore ka rezultuar se shkaku i vdekjes është mbytja në ujë (det).
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: