Në fund te sezonit ai u detyrua të ndërpriste aventurën e tij me Partizanin pasi klubi i cili zotëron kartonin e italo-ganezit, Chievo, kërkoi t’a rikthente në bazë. Por sezoni i shkëlqyer me Partizanin ka bërë që të kuqtë së bashku me tifozët të kërkojnë edhe një herë që kontributet e tij të vihen në shërbim të 15 herë kampionëve të vendit.

Deri më tani klubet nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët megjithëse kryeqytetasit po bëjnë të pamundurën për t’a afruar në skuadër. Por derisa në kjo çështje të zgjidhet, vetë futbollisti me anë të një statusi në “facebook” i ka lëshuar sinjale dashurie klubit të kuq.
Ekuban1-470x542
Ai ka postuar një foto me bluzën e Partizanit ku shkruan: “PMTP”, ose thënë ndryshe “Përjetë me ty Partizan”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb