ITALI – Një 37-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Itali. Xhevahir Xoxha, që prej kohësh ishte banor i qytezës Botticino, ishte i lindur në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, në mesditë në zonën e quajtur Nuvolera. Durrsaku me profesion murator, pas më pak se 1 muaji do të festonte 38-vjetorin e lindjes.

Sipas “Brescia Today”, rënia e rrezeve të diellit në sy, mendohet të ketë qenë një nga shkaqet që e shtynë Xoxhën drejt aksidentit fatal, duke mos matur mirë distancën nga makina që i erdhi përballë.

37-vjeçari me makinën e tij “Opel Zafira” u përplas kokë më kokë me një automjet tip “Volvo XC90”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb